Lëndohen gjashtë persona në aksident trafiku

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 15:22 | Nga

Sot rreth orës 13:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjashtë persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, një veturë e tipit WV Golf IV dhe një veturë e tipit Renault Clio që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona, të cilët janë transportuar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme