Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dollc të Klinës

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës.

Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

” Sot rreth orës 14 e 40 policia është informuar për një aksident në fshatin Dollc. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas ekipit mjekësor të lënduarit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë “.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme