Vdes një polic në aksident trafiku

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 12:18 | Nga

Policia e Kosovës njofton se dje në ora 17:05, në rrugën Shtime – Lipjan, saktësisht në fshatin Bujan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar tre persona, prej të cilëve njëri ka ndërruar jetë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë e tipit BMW, një veturë e tipit Golf , që të dyja me targa të Republikës së Kosovës dhe një Traktor.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar tre persona, prej të cilëve: E.S (mashkull) 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasës i veturës BMW, zyrtar policor) ka ndërruar jetë nga plagët e mara, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ana e njësiteve policore relevante, si dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjithashtu në konsultim me Prokurorin e shtetit, është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, për ngasësin e traktorit.

Ndërkohë që hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme