Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.
Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani për Express.
Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.