Vdes një shqiptar në Greqi, plagoset edhe një nga Kosova

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi.

Një shqiptar ka vdekur, derisa është plagosur edhe një nga Kosova.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Burgun e Koridhalos, pas një përleshje me thika, shkruan Abcnews.al.

Viktima është Alfons Ndoci, 35-vjeçar, i cili ishte i dënuar për vrasje.

Derisa i plagosur ka mbetur Altin Vokrri, nga Gjakova.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Të ngjashme