Një tifoz i futbollit italian ka vdekur nga plagët e marra pasi është goditur nga një kamion në kohën kur ka shpërthyer dhuna para ndeshjes së futbollit mes ekipit të Milanit me Napolin.
Tifozi i ekipit Inter Milan, 35 vjeçar, është dërguar në spital në veri të qytetit të mërkurën, mirëpo nuk u ka mbijetuar plagëve.
Përleshjet është thënë të kenë ndodhur jo shumë larg stadiumit San Siro ku është zhvilluar ndeshja.
Policia ka njoftuar se edhe katër tifozë të Napolit janë plagosur, njëri prej tyre është therur me thikë.
Burri që ka vdekur, i emëruar sipas raportimeve italiane si Daniele Belardinelli, është përshkruar si një “ultra” nga qyteti Varese, që gjendet në veri të Milanos dhe ndaj të cilit është emëruar ndalesë për shkak të përfshirjes në një tjetër konflikt gjashtë vjet më parë, në një ndeshje kundër ekipit të Interit.