Vdes një zyrtare e Policisë së Kosovës

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen pjesëtares Shqipe Zenelaj.

Në një postim në Facebook është publikuar një telegram ngushëllimi.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së Policisë, Shqipe Zenelaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poashtu, edhe dje ka ndërruar jetë një pjesëtare tjetër e policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari.

Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Policisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Të ngjashme