Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në aksin rrugor Gjakovë-Klinë, njofton Klan Kosova ku ishin të përfshira tri automjete.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i njësitit të trafikut rrugor të Gjakovës, Albin Sahatçija.
Ai gjithashtu tha se njëri nga të aksidentuarit ka pësuar lëndime të lehta, por i cili është arrestuar pasi dyshohet ta ketë shkaktuar aksidentin.