Ka vdekur pas arrestimit nga policia Myles Sanderson, i dyshuari për sulmin masiv me thikë në Kanada, si pasojë e të cilit vdiqën 10 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.
10 nga të plagosurit janë ende duke marrë trajtim në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët policorë, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.
32 vjeçari ishte arrestuar gjatës së mërkurës në qytetin Rosthern, Saskatchewan, rreth orës 15:30 me kohën lokale në ShBA.
Menjëherë pas arrestimit të tij, Sanderson hyri në “shqetësim mjekësor” dhe u dërgua në një spital në Saskatoon, ku u shpall i vdekur.
Nuk bëhet e ditur akoma shkaku i vdekjes së tij.
Por, sipas një zyrtari anonim tha për mediat lokale se Myles Sanderson vdiq nga plagët e vetëshkaktuara.