Vdes personi i dytë në Shqipëri nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Shënohet viktima e dytë nga Coronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon zyrtarisht se viktima është 66-vjeçari nga Lushnja.


Pacienti, i prekur nga virusi COVID-19, ishte i shtruar në Spitalin Infektiv dhe gjendja e tij ishte tepër e rëndë.

Autoritetet shëndetësore thonë se 66-vjeçari mbahet në reanimacion me respirim të drejtuar. Pacienti vuante nga disa sëmundje të tjera, si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. /tvklan.al

Të ngjashme