Ka vdekur një person që ishte aksidentuar para dy jave në rrugën UÇK në Prishtinë.
Ai ka vdekur në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
“Rr. UÇK-së, Prishtinë 06.07.2023-09:05. Me datë 20.07.2023 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, pas disa të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin e datës së lartcekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.