Është ndarë nga jeta Elmi Morina.
Morina ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe njëherit veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka ngushëlluar familjen Morina.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.
Luftëtari i dalluar i Brigadës 122″ Imer Krasniqi”, shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim.
Ngushëllime familjes dhe bashkëluftetarëve.