Media shtetërore e Vietnamit njoftoi se presidenti i këtij vendi, Tran Dai Quang, ka vdekur në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje serioze.
“Presidenti Tran Dai vdiq më 21 shtator në spitalin ushtarak”, raportoi Agjencia e Lajmeve në Vietnam.
Quang ka pasur kryesisht rol ceremonial si president, pasi kryeministri dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste mbajnë shumicën e pushtetit.
Ai është betuar si president në vitin 2016, pasi është zgjedhur nga Partia Komuniste pa opozitë.
Quang ka shërbyer më herët si ministër i Sigurisë Publike, transmeton REL.