Vdes punëtori i QKMF-së në Viti, ishte infektuar me COVID-19

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e sotme ka vdekur një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti,

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Vitisë, Vjollca Kadolli.


“Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti. Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19”, ka shkruar Kadolli.

Të ngjashme