Regjisorja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.
Berisha ka bërë të ditur se regjisorja ka ndërruar jetë në spitalin University College Hospital në Londër.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.
Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.
Familjet Berisha dhe Istrefi