Aktori Sir Roger Moore, më së miri i njohur për rolin kryesor në filmin e famshëm “James Bond”, ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, njofton familja e tij.
Moore i kishte vizituar fëmijët kosovarë në kampet e refugjatëve në Maqedoni në vitin 1999.
Ai ka vdekur në Zvicër pas një beteje të shkurtër me kancerin, njofton familja e tij.
“Me zemër të thyer duhet ta japim lajmin e tmerrshëm se babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot. Jemi të shkatërruar,” ka shkruar në Twiter familja e tij.
I asistuar nga punëtorët e UNICEF-it, Moore u ka shpërndarë lodra fëmijëve kosovarë që ishin refugjatë në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në vitin 1999.
Ai në atë kohë ishte ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.