Një person gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe ka goditur murin e një shtëpie në fshatin Gjinovc të Suharekës, njofton Policia e Kosovës.
Përveç ngasësit i cili ka pësuar lëndime vdekjeprurës, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili pas trajtimit mjekësor është liruar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.