Vdes turisti 63-vjeçar në Durrës

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 18:55 | Nga

Ai kishte shkuar në plazh për të pushuar, por ndodhi që ajo të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Një ditë më parë, një 63-vjeçar ka humbur ndjenjat në plazhin e Durrësit, e më pas ka humbur jetën pa arritur në spital, shkruan lapsi.al.

Lagja ka ndodhur në plazhin në lagjen nr.13 të qytetit, ku RR.H., me banim në Rrogozhinë, duke ecur në breg të detit, ka rënë pa ndjenja, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, njofton policia, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme