Ka ndërruar jetë Nazmi Peci, një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Zvicër dhe nënkryetar i kësaj dege.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë LDK me anë të një njoftimi për media.
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Nazmi Peci, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“E nderuara familje Peci,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe veprimtarit të LDK-së, Nazmi Peci.
Nazmi Peci ishte një prej themeluesve të Degës së LDK-së në Zvicër dhe nënkryetar i kësaj dege. Ai dha kontribut të veçantë për jetën politike në Kosovë dhe për bashkëatdhetarët tanë.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij!”