Një vogëlushe dyjeçare me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen, pasi është sulmuar nga dy qen pitbull. Ngjarja ka ndodhur në Flero, në krahinën e Brescia, Itali.
Ajo ishte në shtëpi vetëm më gjyshin e saj dhe dolën në kopshtin e tyre për të luajtur me dy qentë, por është sulmuar nga ata dhe ka marrë plagë të shumta të cilat i shkaktuan vdekjen. Siç raportojnë mediat italiane edhe pse ka ndërhyrë gjyshi i saj, nuk ka mundur dot ta shpëtojë.
Ai është dërguar në spital ku dhe po kurohet nga plagët e kafshimeve të qenve.
Nëna e vogëlushes e cila është italiane, nuk ishte në shtëpi, ndërsa babai i saj, me origjinë shqiptare, punonte jashtë vendit, në Gjermani.