Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e Ymredin Krasniqit, nënkryetarit të Degës së AAK-së në Dragash.
Ai me këtë rast u ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të tij, ndërsa e ka kujtuar si njeri të urtë e punëtorë.
Postimi i Haradinajt:
Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash.
U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta.
Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm.
Pusho i qetë miku ynë!