Ka vdekur zyrari për informim në Divizonin për Komunikim Publik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , Ismet Osdautaj.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtarja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi, përmes një njoftimi në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Isa na iku!
Plot 12 vjet punë në një zyre me te, e kemi nda të mirën e të keqen dhe qe…në këto momente s’po më vjen asnjë fjalë që e përshkruan mjaftueshëm këtë burrë plot vlera.
Ismet Osdautaj, të pushoftë në paqen e pasosun ai shpirt i madh!