Dhjetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas prishjes së një teleferiku në një mal turistik në Pakistan.
Zyrtari lokal, Qamar Niaz, ka thënë se incidenti ka ndodhur në zonën turistike, Murree, në afërsi të kryeqytetit, Islamabad.
Të 12 personat që në mesin e tyre ka të vdekur dhe të lënduar ishin në teleferik, i cili është i projektuar për 15 persona.
Zyrtari i ekipit të shpëtimit, Muhammad Farooq, ka thënë se teleferiku ka rënë në një grykë të thellë.
Policia është duke e hetuar rastin. Murre është një nga vendet malore më të vizituara nga turistët në Pakistan.
Aksidente të tilla janë të shpeshta në zonat malore të Pakistan, pasi banorët përdorin teleferikun për të kaluar lumenjtë.