Vdesin në aksident trafiku kryetari dhe kryesuesi i Ranillugut

Nish | 15 Sht 2017 | 15:33 | Nga

Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nish të Serbisë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45.

Ndërsa të lënduar në këtë aksident kanë mbetur Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit, si dhe drejtori i Arsimit, Kulturës, Sportit, Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Davor Petkoviq.

Besohet se ata kanë qenë në veturë zyrtare, por nuk dihet qëllimi i vizitës në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme