sh-futbollisti i njohur, Sadik Rrahmani, vdiq këtë të diel.
Lajmi u bë i ditur nga ish-klubi i tij, KF Trepça ’89, por edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Rrahmani kishte vazhduar kontributin e tij edhe si gjyqtar. Ai ishte pjesë edhe e Komisionit të delegimit të gjyqtarëve në Federatën e Futbollit e Kosovës.
Në vitet e fundit, Sadik Rrahmani dha kontributin e tij edhe si trajner te grupmoshat e reja te Trepça ’89.
Në telegram ngushëllimin e tij, presidenti i klubit mitrovicas, Abedin Zeka, mes tjerash bëri të ditur se sot para ndeshjes ndaj Dukagjinit, do të ketë një minutë heshtje në nderim të Rrahmanit.