Vdiqën dy persona që po trajtoheshin në spital pasi ishin aksidentuar ditë më parë

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 10:23 | Nga Ekonomia Online


Dy persona kanë vdekur në spital pasi ishin aksidentuar, në dy raste të ndara, ditë më parë.

Në rastin e parë, aksidenti pati ndodhur në Prishtinë më 30 dhjetor dhe derisa ishte në trajtim viktima ka vdekur më 9 janar. 

“Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.

Ndërsa, në fshatin Slivovë më 3 janar ishte aksidentuar një grua e cila po trajtohej në QKUK deri kur vdiq më 10 janar. 

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima  femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme