Përgjatë mesditës së të enjtes një veturë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë zjarri.
Ndërkohë, një qytetar që ka rastisur në vendin e ngjarjes, ka thënë për Gazetën Sinjali se të gjitha automjetet që kanë qenë afër vendit ku ndodhi grabitja, me ngut janë kthyer prapa shkaku i frikës nga gjuajtja e armëve.
“Zoti na rujt qaty kom qellu, me kombi të punës, veç kërsitke kallashi, edhe bomba gjujshin, kom ik rikferc temas, krejt kerret që kem, kemi ik”, i tha ky qytetar.
Ndërkaq, nga Policia e Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ekipi i kompanisë së sigurisë, ndërsa të dyshuar nuk janë identifikuar ende.