Shqiptaro amerikani me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi i cili është i angazhuar në jetën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është renditur i 16-ti në mesin e 100 personave më të fuqishëm në Qarkun e Westchesterit të New York City.
Përzgjedhja e Gashit në mesin e top 100-shes së liderëve më me ndikim në këtë qark u bë nga kompania mediale me seli në New York City “City & State”.
Duke e lavdëruar punën e Gashit, kjo media e cila publikon edhe një revistë të përjavshme shkruan se ai ka luajtur një rol të veçantë për Qarkun e Westchesterit.
“Vedat Gashi siguroi mbështetje për ofertën e tij parësore për të rrëzuar republikanin Jamaal Bowman, duke marrë miratimin nga ish-deputetët Eliot Engel dhe Nita Lowey si dhe zyrtarë të tjerë lokalë”, shkruan “City and State” e cila mbulon edhe zhvillimet politike dhe ato të qeverisje lokale në këtë pjesë të New Yorkut. “Gashi – një refugjat politik nga Kosova – u bë kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut të Westchesterit në maj, personi i parë me prejardhje shqiptaro-amerikane dhe besim mysliman që mbajti këtë rol. Në vëzhgim të tij, qarku ka zgjeruar shërbimet duke balancuar buxhetin”
Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi më 27 maj të këtij viti me 15 vota u zgjodh kryetar i Bordit të Ligjvënësve (Kuvendit) të Qarkut të Westchesterit.