Vedat Muriqi ka shënuar tashmë golin e parë zyrtar me klubin italian, Lazion. Lazio ka gjetur shpejtë golin e barazimit në ndeshje ndaj Atalantas, e cila kaloi në epërsi më shënimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti (7′). Klubi kryeqytetas ka arritur t’i kundërpërgjigjet me anë të shqiptarit tjetër, sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi ka […]
Vedat Muriqi gjen golin e parë me Lazion

Vedat Muriqi ka shënuar tashmë golin e parë zyrtar me klubin italian, Lazion.
Lazio ka gjetur shpejtë golin e barazimit në ndeshje ndaj Atalantas, e cila kaloi në epërsi më shënimin e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti (7′).
Klubi kryeqytetas ka arritur t’i kundërpërgjigjet me anë të shqiptarit tjetër, sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi ka arritur të shënojë në minutën e 17-të për barazimin 1-1.
Sulmuesi prizrenas shënoi gol të bukur me kokë pas asistimit të Francesco Acerbit.
Ky ishte goli i parë zyrtar për Muriqin me fanellën e Lazios.
Goool Vedat Muriqi⚽️ pic.twitter.com/nMaHwZn2TF
— Vedat (@Vdtfbli) January 27, 2021











