Vedat Muriqi është një prej lojtarëve më të kërkuar në superligën e shtetit turk.
Reprezentuesi i Kosovës raportohet se po kërkohet nga skuadra franceze e Toulouset si dhe ekipi i Fenerbahçes.
Rreth kësaj teme ka folur presidenti i klubit të Rizesporit, Hasan Kartal, i cili ka dhënë një intervistë për emisionin sporti Beyaz Futbol.
Ai ndër të tjerash ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, por që nëse vjen ndonjë e tillë, nuk do ta ndalonin lojtarin të largohet.
“Nuk kemi marrë oferta konkrete. Nëse do t’i marrin, do t’i analizojmë dhe më pas do të vendosim. Lojtarin nuk do ta mbajmë pa dëshirë. Vedati nëse dëshiron të largohet, ne nuk do ta pengojmë. Jemi të interesuar ta mbajnë në ekipin tonë, por që nuk do të jemi pengesë”, tha ai.Lexo po ashtu:Menaxheri i Muriqit flet për interesimin e Fenerbahces
Gjatë ditës djeshme trajneri i ekipit që bën pjesë në Ligue 1, Toulouset, Alain Casanova ka pohuar se janë të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit.
“Në skuadër dëshirojmë të kemi një lojtar të klasit të lartë. Deri më tani në shtetin turk kemi identifikuar vetëm Vedat Muriqin. Jemi të interesuar që të transerojmë sa më shpejt”, tha trajneri i Toulouset.
Ndryshe, prizrenasi këtë sezon ka realizuar 15 gola dhe ka pasur shtatë asistime në kampionatin turk. /Telegrafi/