Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e pati një tjetër vit dëshpërues, derisa mund të zgjidhet lojtari më i dobët i vitit 2021 në Serie A. Pas ndarjes së ‘Topit të Artë’, është momenti për ta zgjedhur dështakun e vitit.
Në Itali, në çdo fundit ndahet çmimi “Bidone dell anno”, më saktësisht lojtari më i dobët i vitit që luan në Serie A. E në mesin e kandidatëve kryesorë gjendet edhe Vedat Muriqi, shkruan FrontOnline.
Sulmuesi shqiptar e pati një vit dëshpërues, ndërsa këtë edicion nuk ka shënuar ende gol, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje.
Ndërkohë, në listën e kandidatëve për ta fituar çmimin e dështakut të sezonit është edhe shqiptari tjetër, portieri Thomas Strakosha.
Një tjetër favorit për këtë çmim duket të jetë edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala. Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.
Por, nuk përjashtohet mundësia që të largohet prej aty qysh në janar. E ardhmja e Muriqit mund të jetë e lidhur me Fenerbahçen, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
Lazio e bleu Muriqin nga Fenerbahce për 19.2 milionë euro në verën e vitit 2020. Por, vlera e 27-vjeçarit nga Prizreni ka rënë dukshëm tani, në tetë milionë euro.