Komiku i popullarizuar, Vedat Bajrami, njihet si një fubtolldashës dhe një tifoz i flaktë i ekipit përfaqësues të Kosovës.
Ndërkaq, tash e tutje, ai mund ta bëjë edhe zyrtarisht rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.
Vedati ka marrë certifikatë për ndërmjetësim nga Federata e Futbollit të Kosovës që ia mundëson të ushtrojë rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.
Lajmin e ka konfirmuar vet aktori duke e shpërndarë në rrjetet sociale certifikatën për ndërmjetësim.
“Zyrtarisht agjent futbolli. Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.