Kanë nisur punimet për ndërtimin e objekti të ri të Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Qifllak, investim nga Buxheti i Komunës së Rahovecit. Qëllimi i këtij investimi është që t’ju krijojë kushte më të mira zyrtarëve të cilët punojnë në këtë zyre. Fillimin e punimeve nga afër i ka parë sot Idriz Vehapi,Kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.
Me rastin e vizitës në fshatin Qifllak, në projektin për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile, Kryetari Vehapi , i ka uruar zyrtarët e kësaj zyre duke u thënë se gjendja e zyrave, në të cilat ju jeni duke punuar nuk është e mirë dhe për këtë kemi vendosur që të bëjmë ndërtimin e objektit të ri.
Qëllimi është që fillimisht të ju ofrojmë kushte për punë juve dhe më pastaj ju të ju ofroni shërbime më të mira qytetarëve të cilët vijnë për tu pajisur me dokumente të cilët ju si zyrtar i lëshoni.
Kurse zyrtarët Ibrahim Thaqi dhe Ajet Sahitaj, pasi ka falënderuar Kryetarin Vehapi dhe Drejtorin Sallteku për vizitën kanë thënë se vërtet ka pasur nevojë që të ndërtohet objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile, sepse ne jemi duke punuar në një objekt të vjetër dhe që nuk ofron kushte të mira për punë. Me ndërtimin e objektit të ri ne do të kemi hapësirë me shumë dhe sigurisht që do të ju ofrojmë shërbime më të mira qytetarëve të cilët vijnë për tu pajisur me dokumente të cilët ne i lesojmë.