Vehapi viziton bizneset

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 13:33 | Nga

Në vazhdën e vizitave nëpër biznese, Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka vizituar njërin ndër bizneset me të suksesshme siç është “Dina Glas”, i cili merret me përpunimin e xhamit.

Vehapi gjatë vizitës së bërë në “Dina Glass”, e ka përgëzuar pronarin Hajredin Tara për të arriturat e tij dhe duke parë suksesin e arritur është shprehur se kemi shumë arsye që t’ju ndihmojmë sepse kështu rrisim edhe mundësitë për mirëqenie në Komunën tonë.

Kurse pronari i biznesit “Dina Glass” Hajredin Tara e ka informuar Kryetarin në lidhje me punën e cila bëhet dhe për sukseset e arritura deri me tani, duke thënë se ne si biznes jemi të vendosur që të zgjerohemi edhe më tutje dhe sigurisht që edhe do të rrisim edhe numrin e punëtorëve në biznesin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme