Vehapi priti në takim artistin Saimir Strati

Rahovec | 01 Dhj 2016 | 14:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim artisin Shqiptar Saimir Stratin, rekordmen i cili deri më tani nëntë herë ka hyrë në librin e Guinness dhe i cili pritet që të hy në këtë libër për të dhjetën herë më radhë.

Në takimin e mbajtur në mes të kryetarit Vehapi dhe artistit Strati, i pranishëm ishte edhe Fehmi Hoxha, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë folur për artin në përgjithësi, në veçanti për artin në Komunën e Rahovecit.

Artisti Strati e informoi kryetarin Vehapi se shumë shpejtë, do të marrë certifikatën për hyrjen në librin e Guinness për të dhjetën herë me radhë me punimin e portretit të Nënës Terezë, ku janë përdorur rreth 1.5 milion kapëse teli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme