Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar punimet në projektin që ka të bëjë me kubëzimin e rrugës “Almir Thaqi”, në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit dhe ka biseduar me banorët e kësaj rruge, për projektin i cili është duke u realizuar.
Gjatë takimit me banorët, kryetari u tha atyre se në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që të kemi projekte të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, pasi që e dimë se si ka qenë kjo rrugë dhe se si do të bëhet pas kubëzimit.
Banorët falënderuan kryetarin Vehapi, për vizitën dhe për fillimin e punimeve për kubëzimin e rrugës, rrugë kjo siç thanë ata e një rëndësie të madhe për të gjithë banorët, pasi që rruga ka qenë vështir e kalueshme sidomos gjatë dimrit.