Vela: Ambasadorët nuk duhet të befasohen për lidhjet e Vuçiqit me krimin e organizuar

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Gazeta e famshme amerikane New York Times, i ka kushtuar një artikull presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe lidhjeve të tij me klanin e Velko Belivukut.

Kjo pikërisht në kohën kur Vuçiq dhe partia e tij SNS-ja kishte ardhur në pushtet në Serbi, në vitin 2012.

E lidhur me këtë ka reaguar Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Vela tha se e ka përshëndetur artkullin e NYT-së.

Ai tha se ambasadorët në Serbi nuk mund të jenë të befasuar nga lidhje e kreut të shtetit serb, me klanet e krimit të organizuar.

“Pyetja është se çka do të bëjnë ata”, ka shkruar Vela në Twitter.

Të ngjashme