I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, vizitoi dy partitë që po tentojnë ta formojnë qeverinë e re.
Pas takimeve Grenell tha se Amerikës nuk i intereson se si formohet Qeveria e re e Kosovës, por që në interes të saj është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës.
Analisti politik, Blerim Vela në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ambasadori Grenell është këtu për të disktuar për çështjet ekonomike në bazë të të cilave do të mund të bëhej më e pranueshme marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vizita e ambasadorit Grenell është ne vazhdën e mandatit të tij të deleguar nga presidenti Trump për të fasilituar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Diskutimet që janë bërë publike nga ambasadori Grenell por edhe nga partitë dhe liderët e institucioneve se po diskutohen çështjet e aspektit ekonomik. Në fakt kjo do të jetë pjesë e pakos së përgjjthshme nëse arrihet marrëveshja me Kosovës dhe Serbisë. Pra Grenell është këtu që të diskutojë stimujt ekonomikë në bazë të cilëve do të mund ta bënte marrëvshjen Kosovë-Serbi me të pranueshme qoftë për palen kosovare apo për palën serbe”, u shpreh ai.
Vela thotë, se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, është duke tentuar të identifikojë pikat ekonomike të cilat do të përfshihen në marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo nuk është thjeshtë dmth një vizitë për çështjen e punësimeve në Kosovë sepse ambasadori Grenell nuk e ka këtë mandat. Por në kuadër te mandatit me të zgjeruar të tij për negociata ai besoj se është duke tentuar t’i idnetifikojë ato pikat ekonomike me të cilat do të përfshihen në pjesën e marrëveshjes përundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai.
Mirëpo, sipas Velës, vizita e ambasadorit në selitë e dy partive politike, bart në vete një presion politik, konkretisht ndaj atyre që do të formojnë qeverinë. Sipas tij, të dy këto parti duhet të kenë parasysh formimin e qeverisë, pasi që kjo zvarritje mund të ketë pasoja për marrjen e vendimeve konkrete për negociatat me Serbinë.
“Natyrisht se vizita e ambasadorit Grenell është në percaktimin e kornizës së përgjithshme në bazë të së cilës bëhet. Dmth do të bëhen negociatat e intesifikuara për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Nnatyrisht përcaktimi qoftë i stimujve ekonomikë apo edhe i kornizës për negociata politike bart në vete një presion ndaj akterëve vendor politikë më konkretisht ndaj atyre partive që do ta formojnë qeverinë. Pra, për ta do të jetë një konsideratë që duhet ta marrin parasysh para formimit të qeverisë dhe çdo zhagitje. Dmth nga këto ddy parti do të ketë pasoja sepse thjeshtë nuk ka zot shtëpie nga ana jonë që të merr vendime konkrete për ta drejtuar kornizën negociatore në drjetim të caktuar. Jemi me disa akterë qoftë qeveria në detyrë e cila është vetëm duke e menaxhuar situatën dhe presidenti i cili është në një veprim më aktiv, por pa mbikëqyrje qoftë nga parlamenti apo edhe nga qeveria qe do duhej të formohej pas zgjedhjes së 6 tetorit”
Ndër të tjera, Grenell ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Për këtë, Vela thotë se ambasadori Grenell vetëm se është duke përsëritur një kërkesë të bërë nga Bashkimi Evropian. Sipas Velës, heqja e taksës është vetëm lëshimi më i lehtë që do të bëjë pala kosovare, në krahasim me atë se çfarë do ta pret gjatë procesit të ardhshëm negociator.
“Ambasadori Grenell veçse është duke përsëritur një kërkesë që është bërë nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarët e rinjë të Bashkimit Evropian që kanë ardhur pas zgjedhjeve parlamentare në BE gjatë vitit të kaluar dhe është një prej parakushteve që është vendosur nga akterët ndërmombëtarë për rifillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbis. Pra largimi i taksës nuk është cështja me e diskutueeshme këto diskutimet me ambassadorin Grenell, në fakt ai është vetëm lëshimi më i lehtë qe do ta bëjë pala kosovare në krahasim me atë se çfarë e pret gjatë procesit të ardhshëm negociator. Deklarimi qoftë i LDK-së apo VV-së që ata do ta heqin taksën por do ta zëvendesojnë me politiken e reciprocitetit besoj që është rruga që duhet ta ndjek edhe qeveria nëse formohet pas këtyre negociatave të tejzgjatura”, u shpreh Vela.