Vela: LDK-ja dhe VV-ja të marrin guxim që të kërkojnë zgjedhje të reja

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik Blerim Vela përmes një postimi në Facebook, thotë se vullneti qytetar është i qartë dhe Qeveria e re nuk duhet të përfshijë asnjë parti të koalicionit PAN.

Sipas tij nëse ky vullnet fillon të tjetërsohet nga partit tjera, ai thotë se LVV dhe LDK duhet të provojnë të qeverisin me komunitetet pakicë, por edhe të marrin guxim të kërkojnë zgjedhje të reja, shkruan gazeta inFokus.

“Mandati qytetar per qeveri te ndryshimit dhe guximi per te shkuar ne zgjedhje te reja.

Levizja Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosoves, sipas rezultatit perfundimtar (jo te certifikuar), kane marre se bashku 427,269 vota. Ndersa, partite e koalicionit PAN se bashku kane marre 317,600 vota.

Vullneti qytetar eshte i qarte – qeveria e re nuk duhet te perfshij asnje parti te koalicionit PAN. LVV dhe LDK nuk duhet te bejne pazar me asnjeren nga partite e koalicionit PAN qe synim primar kane vazhdimin e modelit ekzistues te (keq)qeverisjes.

Nese ky vullnet tentohet te tjetersohet nga partite qe kane kapur shtetin, LVV dhe LDK duhet te provojne te formojne shumice qeverisese me mbeshtetje nga komunitetet pakice, por edhe te marrin guximin qe te kerkojne zgjedhje te reja”, ka shkruar në facebook Vela.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme