Erion Veliaj ia jep çelësin e Tiranës Kadri Veselit

Tiranë | 20 Shk 2017 | 19:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eron Veliaj, ia ka dhuruar çelësin e Tiranës kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Pasi e ka pritur në zyrën e tij, Veliaj i tha Veselit që të ndihet si në shtëpinë e tij.

“Po ta jap një kopje që sa herë të vish të hysh si në shtëpinë tënde”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se e ka përcjellë punën e Veselit dhe shprehu admirimin e tij.

Edhe, Kadri Veseli ka lavdëruar Veliajn për punën që po bën në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Simbolin do ta mbaj me respekt”, ka thënë Veseli.

Edhe kryearlamentari kosovar i dha Veliajt një dhuratë punim filigrani nga Prizreni, si simbol tradite nga Kosova.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron për një vizitë dyditore në Shqipëri. Veseli fillimisht është pritur nga homologu i tij Ilir Meta.

Kurse, të martën Veseli do të zhvillojë takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës, Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë.

 

Të ngjashme