Veliaj: Të gjithë sot me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, pas marshit të mbajtur në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, ka thënë se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Veliaj ka thënë se të gjithë janë me Thaçin përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit, duke aluduar në Sali Berishën.

“Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviçit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh këto flatrat patriotike, por pyetja është çfarë ke bërë me veprat e tua, se nëse i ke shitur naftë Millosheviçit dhe nëse vazhdon financohesh nga rusët dhe në qoftë se vazhdon e sponsorizon nga rusët të gjithë aktivitetin elektoral, ky është turp për demokratët”, ka thënë Veliaj, raporton Top Channel.

Të ngjashme