Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së drogave, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ceremoni u tha se marrëveshja do ofrojë mundësi të përhapjes së përdorimit të drogës.
Agim Veliu ministër i Punëve të Brendshme, tha se një ndër prioritet kryesore në mandarin e tij është parandalimi i narkotikëve në vend si dhe kontributi i Kosovës në luftimin e kësaj dukurie në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se fokus i veçantë i është kushtuar edhe veprimeve operacionale ku edhe kanë dhënë mbështetjen për Policinë e Kosovës për kryerjen e operacioneve ndaj grupeve kriminale.
“Marrëveshja e sotme është shumë e rëndësishme në luftimin e kësaj dukurie. Me këtë marrëveshje vërtetojmë qëndrimin tonë për bashkërendimin e politikave tona me vendet e BE-së për luftimin e drogave”, tha Veliu.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm që fuqizon punën e përbashkët në luftimin e drogave. Zemaj tha se ministria që ai drejton është pjesë e strategjisë nacionale për luftimin e drogave, ku bëri të ditur se janë duke shtuar kapacitet për rehabilitimin e personave të varur nga droga.
“Ministria e Shëndetësisë, në planin nacional ka qenë pjesë e strategjisë ku bënë parandalimin dhe rehabilitimin e personave të ndikuar nga droga”
“Jemi duke rritur kapacitet për rehabilitimin dhe marrëveshja e sotme do të ketë një rol të madh në luftimin e drogave”
Drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel, u shpreh i lumtur se tashmë ka një siguri të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat.
Bashkëpunimi me EMCDDA zhvillohet tash e disa vite, e që është realizuar përmes pjesëmarrjes në takime të ndryshme rajonale, punëtori, trajnime dhe përgatitje të raporteve. Pikë kontakti e MPB-se është Sekretariati i Strategjive, deri në momentin kur do të themelohet Observatori i Drogave, kërkesë kjo e EMCDDA, si dhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave.
Shefi i zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur këtë marrëveshje duke e vlerësuar si të rëndësishme në luftimin e grupeve kriminale.