Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka udhëhequr me këtë komunë për disa mandate radhazi, ka reaguar pas dorëheqjeve në këtë komunë. Sipas Veliut kjo situatë është “pasqyrë e qeverisjes abuzive dhe korruptive nga Lëvizja Vetëvendosje”. Ai ka thënë se pas akuzave të drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit ndaj kryetarit të Komunës, për lejimin […]
Veliu pas dorëheqjeve nga radhët e VV-së në Komunën e Podujevës i bën thirrje Prokurorisë

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka udhëhequr me këtë komunë për disa mandate radhazi, ka reaguar pas dorëheqjeve në këtë komunë.
Sipas Veliut kjo situatë është “pasqyrë e qeverisjes abuzive dhe korruptive nga Lëvizja Vetëvendosje”.
Ai ka thënë se pas akuzave të drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit ndaj kryetarit të Komunës, për lejimin e ndërtimeve ilegale në qytet dhe në zonën e Liqenit të Batllavës, do të duhej të intervenonte prokuroria.
“Ndërhyrja e organeve të drejtësisë është e domosdoshme për ndërprerjen e qeverisjes korruptive, por edhe diskriminuese brenda administratës komunale”, shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë i Veliut:











