Veliu takon kryeshefin e Agjensionit për Efiçencë të Energjisë

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 16:27 | Nga

Kryetari komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur në takim kryeshefin e Agjensionit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë, Bedri Dragusha, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e sistemit për menaxhimin komunal të energjisë.

Në fokus të takimit të sotëm të kryetarit Veliu me Dragushën ishte diskutimi për zbatimin e pakos së tretë të energjisë efiçente dhe mbështetjen që ofron Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe projekti për efiçencë i GIZ-it për këtë pako, e cila parasheh përkrahjen e nivelit komunal për ngritjen e sistemit për menaxhim të energjisë.

Kryetari Veliu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që avancojnë çështjen e efiçencës së energjisë dhe premtoi përkushtimin e komunës së Podujevës në këtë drejtim.

Veliu gjithashtu theksoi se Komuna e Podujevës e ka të hartuar Planin Komunal për Efiçencë të Energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme