Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i LDK në Podujevë

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Me 90 vota pro, delegatet e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Podujevë, kanë zgjedhur sot pasdite Ekrem Hysenin kryetar të kësaj dege.

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Podujevë, në procesin e brendshëm zgjedhor, që ka filluar në nivel të Kosovës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përfundimisht ky subjekt politik e dërgon në “pension” Agim Veliun, i cili për vite me rradhë ka qenë figura kyç e LDK-së në Podujevë, si dhe e ka drejtuar këtë komunë.

Veliu sapo ka mësuar rezultatin, e ka lëshuar sallën, raporton Express.

Veliu në vitin 2020 vendosi të bëhet ministër i Brendshëm në ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti, koalicion me LDK-në, duke dhënë dorëheqje nga kreu i Komunës.

Pasi Kurti e shkarkoi Veliun, LDK-ja e rrëzoi Qeverinë. Por Podujeva kishte shkuar në zgjedhje.

Në ato zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin, për të fituar më pas edhe zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme