Veliu për humbjen në Podujevë: Përgjegjësia është e Abdixhikut dhe kandidatit të tij

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 06:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

Analisti Dardan Gashi ka thënë se fitoren e LVV-së në Podujevë e ka ndihmuar Agim Veliu.

Mirëpo deputeti i LDK-së në një lidhje direkte telefonike ka mohuar një gjë të tillë.

“Këto që po fliten se unë e kam ndihmuar Shpejtim Bulliqin janë totalisht të pavërteta. Jo që nuk i kam ndihmuar por as mendja nuk më ka shkuar. Ju i dini raportet e mia me LVV-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veliu thotë se për humbjen në Podujevë duhet të pyetet lidershipi i LDK-së.

“Unë kam qenë i larguar nga procesi zgjedhor në Podujevë. Përgjegjësia për humbjen e lidershipit të LDK-së dhe kandidatit të lidershipit të LDK-së”.

Veliu thotë se dega e LDK-së në Podujevë nuk është legjitime që nga momenti kur ishte nominuar Ekrem Hyseni si kandidat për Podujevën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme