Agim Veliu s’e uroi publikisht Abdixhikun, i shkon në takim me deputetët

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 14:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Agim Veliu njëherit ministër në detyrë i Punëve të Brendshme po merr pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me deputetët e zgjedhur të partisë, raporton Ekonomia Online.

Veliu është parë duke u futur në zyrat e partisë, ku do të fillojë për pak mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së.

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu nuk e ka uruar publikisht kryetarin e zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nuk ka marrë pjesë as në ceremonitë që ka bërë kryetari Abdixhiku tek Varri i presidentit Rugova dhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërkohë, në medie është raportuar se përshkak të lobimit për Lumir Abdixhiku, Veliu ka shkarkuar shoferin e tij Nuhi Imeri.

Të ngjashme