Vëllai i Gani Gecit e quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Halil Geci, vëllai i anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit, e ka goditur kreun e LDK’së, Isa Mustafën, duke e quajtur ministër të Rrahman Morinës. Geci thotë se koalicioni i LDK’së me VV-në është nisur me shije tradhtie dhe ashtu do të mbarojë.

Përmes një statusi në Facebook, Geci e quan Mustafën ish-zëdhënës të Serbisë dhe bashkëpunëtor të Rrahman Morinës.

“LDK mori peshqeshin e dikurshëm te Beogradit të instaluar me ndihmën e shikut në krye të LDK-së, për ta bërë të parin e vendit, bashkëpunëtorin e Rrahman Morines, dhe zëdhënësin e ish-sistemit të Serbisë. Ose “engjullin” mbrojtes të Serbisë i kapur fort me shikun, parashutistin e tupanëve i pikur nga “Qielli”enkas për apetitet shiko-serbe,ku dha rezultate marramendëse me bërjen Kryetar shteti kryekriminelin Hashim Thaçin”, shkruan ai.

Geci tutje thotë se Isa Mustafa ka lobuar për Serbinë unike dhe se ishte bërë zëdhënës i ndryshimeve kushtetuese.

“Derisa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë. Nga 23 – 28 mars 1989 u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N.Gjeloshi, fq.107). Diferencimi ideo-politik dhe avancimi i Isa Mustafës s’kishte të ndalur, kur shqiptaret vriteshin ky avancohej nga pushtuesi, dhe lobonte për Serbinë unike”, shkruan Geci.

Ndërkaq, Geci e quan Mustafën kryespiun, për të cilin thotë se shërbimet e kanë vendosur në krye të partisë së Ibrahim Rugovës.

“Isa Mustafa si atëherë edhe sot po e luan rolin e zëdhënësit të dikurshëm, duke i falur 8200 h tokë Cerna Gires, si dhe duke e nënshkruar mini Serbinë e vogël me Zajednicën interesante me 23 shkelje kushtetuese…!!?? Paramendoni si kanë arritur shërbimet me vendosur ISA MUSTAFEN kryespiunin në krye të partisë të Ibrahim Rugovës. Edhe pse populli e ka dënuar Isen me humbjen e 6 palë zgjedhjeve, shërbimet anti Kosovë së bashku me njerzit e tyre brenda LDK-s e mbajnë si quranin me një këmbë e me një krrole, derisa t’i realizojnë objektivat e tyre”, thotë Geci në statusin e tij.

Geci thotë se Mustafa po kërkon nga Vetëvendosja ta mbështesë për kryetar të shtetit, ndërkaq e akuzon se për t’i bërë 80 vota do të kujdeset PDK’ja dhe Lista Serbe.

“Tanimë Isa nga VV kërkon ta mbështes pas një viti për kryetar shteti, kurse për ti bërë 80 votave aq sa i duhen, kujdeset PDK-ja dhe Lista Serbe! PDK-ja me përkushtim e ruan nënshkruesin e Zajednices me 23 shkelje kushtetuse, dhe humbësin e 8200 h toke..! Se a e ha këtë qorbë VV-ja mbetet të shihet!”, ka shkruar Geci, percjell gazetaexpress.

https://www.facebook.com/halil.geci/posts/2718618744861258

Të ngjashme