Vëllai i Liburn Aliut i bashkohet partisë së Milaim Zekës

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Fatos Aliu, vëllai i ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, bën thirrje që në zgjedhjet e 6 tetorit, të votohet Partia Euroatlantike e Milaim Zekës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu ka thënë se ‘përmes PEK-ut’ është një ‘mundësi origjinale për të luftuar të keqen’.

Ja njoftimi i tij në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Në këto zgjedhje, na pëlqeu apo jo, si erdhën e si po organizohen – serish me të vjetrën, me nji sistem anakronik – mashtrues zgjedhor, megjithatë e keni rastin të distancoheni nga parti – klane – mafi, e ta shfrytëzoni shansin për ndryshime me votēn tuaj për të renë!
Tani keni një mundësi origjinale për ta luftuar të keqen – me Partinë Euroatlantike të Kosovës – PEK!

Un do ta shfrytëzoj këtë mundësi!

Mbështes e votoj PEK!

Faleminderit!

Të ngjashme