Vëllai kërcënon vëllanë për një pronë

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti e kishte kërcënuar vëllanë e tij përmes një SMS-i.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te kërcenimi dyshohet të ketë ardhur për një çështje pronësore.

“Është  arrestuar i dyshuari mashkull K/ Shqiptar i cili dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor  përmes një SMS-i të dërguar e kishte kanosur vëllain e tij, viktimën mashkull K-Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme